Kosova
‘THE TIME’ çmonton politikën e Vuçiçit/ Vulin dhe arratisja e aleatit të Putinit
Presidenti serb Aleksandar Vuçiç ka hedhur dyshime mbi të ardhmen e vendit të tij në Bashkimin Evropian, duke lënë të kuptohet se në vend të kësaj mund t’i bashkohet BRICS, bllokut ekonomik global të mbledhur nga Vladimir Putin në Rusi këtë javë.
Britanikja “The Times” shkruan se Beogradi ka balancuar mes Lindjes dhe Perëndimit për një kohë të gjatë, por se me luftën në Ukrainë, e cila e detyroi botën të mbajë anë, peshorja në Serbi po anon gjithnjë e më shumë drejt Kremlinit.
“Aleksander Vulin, zv kryeministri non grata, udhëtoi në samitin e BRICS në Kazan me ministrat serbë të mbrojtjes dhe ekonomisë. Gjatë samitit, ai u takua me krerët e Kinës, Bjellorusisë, Venezuelës dhe Egjiptit dhe u tha mediave ruse se shpresonte që Beogradi të bashkohej me bllokun. Ndërkohë, Millosh Vuçeviç, kryeministri serb simpatik dhe me syze, është dërguar në kryeqytetet evropiane për të diskutuar anëtarësimin në BE. Javën e kaluar, Olaf Scholz, kancelari gjerman, hapi tapetin e kuq për Vuçeviç, i cili këmbënguli që Beogradi mbetet i përkushtuar ndaj Brukselit. Rezervat e litiumit në Serbi, të nevojshme për prodhimin e baterive elektrike, janë në qendër të planeve të BE-së për kalimin në energjinë e gjelbër” – ka përmbledhur Times ngjarjet e javës së kaluar.
Sipas prestigjozes britanike, dy politikanët serb, Vulin dhe Vucevic, janë “asistentë besnikë të presidentit të tyre gjithnjë e më autoritar Aleksander Vucic”, i cili nuk morri pjesë në samitin e BRICS për shkak të vizitës së kryeministrit polak Donald Tusk dhe Ursula von der Leyen.
Gazeta britanike shkruan se Rusia dhe Serbia kanë patur prej kohësh një marrëdhënie të ngushtë për shkak të origjinës së tyre të përbashkët sllave dhe se Putini ka përdorur furnizime të lira me gaz për të konsoliduar ndikimin e tij mbi kombin ballkanik, i cili ndodhet strategjikisht në mes të aleatëve të BE-së dhe NATO-s.