Connect with us

Kosova

Thembra e manastirit të Deçanit/ Kush është grekja që bllokoi antarësimin e Kosovës në KiE

Kryetarja e delegacionit permanent të Kuvendit të Serbisë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, Biljana Pantiç-Pilja, pretendon se Raportuesja e Komisionit të Çështjeve Politike, Dora Bakoyannis, s’do të japë opinion pozitiv për anëtarësimin e Kosovës pa përbushur “tri kritere kyçe” që lidhen me rrugëtimin e mëtejmë drejt KiE-së.

Në një prononcim ajo deklaroi se Bakoyannis përsëriti “tri kritere kyçe” për anëtarësimin e Kosovës në KiE: zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit, themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe dhe ndalimi i shpronësimeve të tokave në komunat e banuara me shumicë serbe.

“Në një diskutim të nxehtë që zgjati për më shumë se një orë, përfaqësuesit e shteteve njohëse të pavarësisë së Kosovës, shprehën pakënaqësi të madhe me qëndrimin e saj të prerë se derisa të plotësohen tri kërkesat, ajo nuk do të japë opinion pozitiv, i cili është baza për pranimin e Kosovës në KiE”, ​​theksoi përfaqësuesja serbe, duke përsëritur qëndrimin refuzues të Serbisë.

Pantiç-Pilja përmendi mes tjerash edhe raportin e Iniciativës Evropiane për Stabilitet (ESI) kushtuar kontestit më të gjatë gjyqësor në Kosovë, ku thuhet se vendimi i Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit duhet të zbatohet në mënyrë që Kosova të anëtarësohet në KiE. Ajo pretendoi se ky raport u është dorëzuar përfaqësuesve të shteteve anëtare të KiE-së.

Dhe në fakt, sipas notës informative të raportueses për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, Dora Bakojani, e cila u prezantua  para Komisionit Politik të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, lidhur me kërkesën e Kosovës për anëtarësim në Këshillin e Evropës, sipas materialit të siguruar nga Kosovo Online, thuhet se “Moszbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit paraqet dështim të madh të institucioneve të Kosovës në respektimin e parimit të sundimit të ligjit dhe si kusht i domosdoshëm konsiderohet themelimi i Bashkësisë së Komunave me shumicë serbe, për mbrojtjen efektive të të drejtave të pakicës.

Në këtë dokument, thuhet gjithashtu se autoritetet e Kosovës duhet të përmbahen nga shpronësimet që nuk janë në përputhje me Kushtetutën dhe sistemin juridik të Kosovës.

Bakojani thekson se është konsultuar me ekspertë të ndryshëm ligjorë nga Këshilli i Evropës dhe organizata të tjera relevante ndërkombëtare dhe se ekspertët kanë konfirmuar vlefshmërinë e vendimit të Gjykatës Kushtetuese të vitit 2016 dhe kanë insistuar se vendimi është përfundimtar dhe detyrues dhe se çdo përpjekje për të rishikuar një vendim i tillë do të rezultonte në klimën e përgjithshme të pasigurisë juridike, uljen e besimit të publikut në sistemin gjyqësor dhe për rrjedhojë në shtetin e së drejtës.

Kosova aplikoi për anëtarësim në KiE në maj të vitit 2022, por mos zbatimi i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për Manastirin e Deçanit është bërë pengesë që vendi i vogël ballkanik të vazhdojë rrugëtimin drejt anëtarësimit në KiE, posaçërisht sepse të drejtat e njeriut dhe sundimi i ligjit janë dy vlerat themelore mbi të cilat bazohet panteoni i kombeve evropiane.

Advertisement