Connect with us

Kronike

Theri me thikë 52-vjeçarin, arrestohet agresori në Vlorë

Një 33-vjeçar është arrestuar në Vlorë pasi një orë më parë kaq therur me thikë  një bashkëqytetar. Policia thotë se arrestimi i tij është kryer një orë pas ngjarjes, ndërsa i plagosuri është dërguar në spital dhe sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetë. Grupi hetimor ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë: 

Plagosi me mjet prerës (thikë), një 52-vjeçar, kapet pas një orë ndjekjeje nga shërbimet e Policisë, 33-vjeçari, autori i dyshuar i plagosjes. Sot, rreth orës 15:30, në lagjen “Partizani”, Vlorë, dyshohet se pas një konflikti për motive të dobëta, shtetasi A. M., 33 vjeç, ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin G. S., 52 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Falë reagimit në kohë dhe veprimeve të shpejta policore, pas një orë ndjekjeje, shërbimet e Policisë bënë të mundur kapjen dhe shoqërimin në ambientet e Komisariatit të Policisë Vlorë, të autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasit A. M., me qëllim kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Advertisement