Kosova
Thërrimet në tryezë dhe vizita e Emmanuel Macron/ Pesë gjëra për të cilat Franca është e interesuar
Në pak më shumë se një muaj, aeroporti “Nikola Tesla” i Beogradit ka parë disa nga njerëzit më të fuqishëm në botë.
Së pari aty zbarkoi kancelari gjerman Olaf Scholz, më pas kreu i Agjencisë Qendrore të Inteligjencës së SHBA-së (CIA) William Burns, dhe tani presidenti francez Emmanuel Macron.
“Olaf Scholz erdhi për litium dhe drejtori i CIA-s për t’i tërhequr Vuçiçit veshin dhe për t’i përkëdhelur kokën aty ku duhej,” – keshtu tha per BBC, Radomir Diklic, ish-ambasadori i RF të Jugosllavisë në Francë, sipas te cilit,
“Thelbi i vizitës së Macron ishin çështjet ekonomike, por sigurisht që u kalua edhe ne temat politike, sic ishte ceshtja e Kosoves”
Vuçiq dhe Macron janë takuar disa herë gjatë muajve të fundit në margjinat e forumeve evropiane dhe botërore, si dhe gjatë ceremonisë së hapjes së Lojërave Olimpike në Paris. Gjatë një prej atyre takimeve, presidenti francez deklaroi se marrëdhëniet ekonomike midis Serbisë dhe Francës “morën një shtytje të vërtetë”, por se ato mund të ishin edhe më të mira.
Bisedimet mbi kontratat e mbrojtjes dhe projektet e energjisë janë “një shenjë besimi politik”, tha Macron, por ai gjithashtu kritikoi Beogradin për politikën e tij të jashtme. Serbia, së bashku me Bjellorusinë, është i vetmi vend evropian që nuk ka vendosur sanksione ndaj Rusisë për shkak të pushtimit të Ukrainës.
“Macron ne viziten e fundit i shiti Serbise 12 avione ushtarak Rafale. Por para kesaj ishte metroja e Beogradit” – deklaroi Dakliç i cili kujtoi se në janar 2021, një memorandum për projektin e Metrosë së Beogradit u nënshkrua me kompani franceze dhe kineze.
Investimi i dytë më i famshëm francez në Serbi është aeroporti “Nikola Tesla”.
Ndikimi i Francës përmendet gjithashtu në dy projekte mjedisore.
Pse ujërat e Serbisë janë të ndotura dhe si t’i mbrojmë ato
Një tjetër projekt i rëndësishëm është landfilli në Vinça, më i madhi në Beograd.
Në prill 2024, u nënshkrua një memorandum me kompani franceze për vendosjen e marrëdhënieve bashkëpunuese për tranzicionin energjetik.
Kjo, siç u tha, krijon kushtet për një partneritet strategjik në vlerësimin e potencialit për zhvillimin e programit bërthamor civil në Serbi…………….
Ana Hrustanoviç, ambasadorja e Serbisë në Paris, përmendi gjithashtu dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës dhe çështjen e integrimit evropian si një nga temat kryesore prioritare.
Sipas saj, Parisi po përpiqet të udhëheqë një politikë të balancuar ndaj të ashtuquajturës çështje e Kosovës”. Megjithatë, Diklic beson se ndikimi i Francës, si dhe i Gjermanisë, në Ballkanin Perëndimor ka rënë ndjeshëm vitet e fundit.
“Prandaj drejtori i CIA-s fluturoi përtej oqeanit për të ardhur në Ballkan. Kjo do të thotë se Amerika vendosi të godasë pak më fort grushtin në tryezë, nga e cila, “Franca dhe Gjermania do të përpiqen të mbledhin disa thërrime” – potencoi Radomir Diklic, ish-ambasadori i RF të Jugosllavisë në Francë.