Connect with us

Kosova

Thesi me mashtrime i lëpirësit Gjuriç: Prishtina do të heqë mburojën e sigurisë dhe mbrojtjes së serbëve

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Marko Gjuriq, tha se Prishtina, duke u përpjekur të hapë urën mbi lumin Ibër, pavarësisht dialogut dhe kundër këshillave të fuqive të mëdha, po përpiqet të heqë mburojën simbolike dhe reale të sigurisë dhe mbrojtjes së serbëve.

Gjuric përsëriti për TV Pink se çdo ambasadë dhe konsullatë serbe do të jetë edhe Zyrë për Kosovën në luftën për ruajtjen e të drejtave kolektive dhe njerëzore të serbëve.

Ai shtoi se Serbia pret që KFOR-i dhe vendet e Kuintit të ngrihen për mbrojtjen e popullit serb.

Duke folur për kërcënimet që u janë dërguar ambasadave serbe, Gjuriq tha se nuk ka kërcënime të reja, duke shtuar se Serbia i merr shumë seriozisht mesazhet e derguara.

“Ata që sulmojnë, duan të ndryshojnë kursin e politikës së jashtme të Serbisë dhe të largojnë ata që veprojnë në emër të Serbisë nga përfaqësimi i interesave serbe, veçanërisht kur bëhet fjalë për Kosovën” – theksoi propaganduesi I Beogradit.

Mirëpo, Gjuriq u thotë të gjithë atyre që përpiqen të realizojnë synime të tilla, se diplomacia serbe jo vetëm që nuk do të dorëzohet dhe nuk do të ndalet, por do të intensifikojë aktivitetin e saj, veçanërisht në qendrat që ishin cak i sulmeve dhe kërcënimeve.

I pyetur nëse dihet se kush i ka dërguar emailet kërcënuese në ambasadat serbe, Gjuriq tregoI se policia në vendet ku janë bërë kërcënimet ka përcaktuar se nga vijnë mesazhet kërcënuese.

Advertisement