Pinknews
“Thikë me dy presa”/ Pasi dhunoi Arbenitën, reagon Fero nga burgu
Arbenita Ismajli reagoi sot për herë të parë lidhur me dhunimin dhe kërcënimin nga Fero. Duke mos folur për ngjarjen, ajo falenderoi njerëzit për kujdesin dhe mbështetjen.
Modelja sqaroi se ajo dhe e bija, Nina, janë mirë teksa shtoi se beson në drejtësi.
Pas saj ka reaguar në Instagram edhe Fero. Ai shkruan se drejtësia është thikë me dy presa teksa i drejtohet Arbenitës duke i thënë mos të viktimizohet përmes vajzës sepse sipas tij për të është kujdesur nëna e tij. Ai shkruan se modelja ka keqpërdorur lirinë dhe durimin e tij dhe se para zotit është i drejtë.
Më pas ka publikuar një foto të nënës së tij me vajzën duke falenderuar të ëmën që është kujdesur për të nga lindja deri sot.