Connect with us

Kosova

Thikë pas shpine? Pa serbët, s’ka Kosovë/ Von Cramon lëshon ‘bombën’

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Cramon, shprehu rezervat e saj për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës në një të ardhme të afërt. Ajo tha se Kosova duhet të mbetet multietnike dhe se nuk mund të ekzistojë pa serbët.

“Ka disa parime në Këshillin e Evropës dhe ajo që kam lexuar deri më tani nga analizat ligjore është se teorikisht, në letër, kuadri ligjor është, kështu që ajo që parashikon Kushtetuta nuk është e keqe, por zbatimi dhe realizimi i kornizës kushtetuese po vonohet, si në rastin e manastirit të Deçanit. Ka disa probleme me vullnetin politik, gjë që nuk ua lehtëson punën anëtarëve të Këshillit të Evropës që të vazhdojnë me aplikimin e Kosovës në këtë organizatë. Ky është vetëm një rast, por që nuk duhet nënvlerësuar, sepse liria e besimit dhe vendimet e Gjykatës Kushtetuese merren shumë seriozisht nga Këshilli i Evropës dhe mendoj se kjo është diçka që mund të korrigjohet lehtësisht, nëse Qeveria ka vullnetin politik që më në fund të dal me një propozim se si do ta bënte realizimin e kesaj” – tha Von Cramon.

Ajo gjithashtu paralajmëroi se ky është vit zgjedhor në Bashkimin Evropian dhe se është e nevojshme që urgjentisht të zgjidhen problemet e akumuluara, sidomos kur bëhet fjalë për normalizimin e marrëdhënieve Prishtinë-Beograd.

“Mendoj se propozimi franko-gjerman për të arritur një lloj marrëveshjeje është i mirë dhe shpresoja se do të ishte baza për një zbatim të shpejtë dhe se gjithashtu aneksi i lejon secilës palë të zbatojë pjesën e saj sa më shpejt që të jetë e mundur për shkak të asaj që thashë, urgjencës, për shkak të zgjedhjeve në Uashington dhe Bruksel. Por nuk po shoh vullnet për të zbatuar, shoh vetëm vullnet për të pritur derisa pala tjetër të hedhë hapin e parë. Kjo nuk mendoj se është shumë e dobishme” – theksoi raportuesja për Kosovën.

Ajo konsideroi se masat e marra nga BE ndaj Kosovës për mënyrën e zgjidhjes së krizës në veri të Kosovës janë edhe të ashpra edhe të justifikuara, por në një farë mënyre edhe të padrejta.

“Krahasuar me atë se si bëhen gjërat me Beogradin, duket se është shumë e padrejtë, e pajustifikuar. Në fund të muajit maj, kur gjërat u përshkallëzuan, të gjithë partnerët evropianë ishin të dëshpëruar me sjelljen e Kosovës, me menyren se si e trajtoi situaten ne very dhe si nuk I mbajti premtimet. Pati një zhgënjim të madh se si kryeministri Kurti dhe qeveria, e  përballoi krizën në fund të majit. Nuk u shkaktua nga shkaqe të huaja, por u shkaktua kryesisht nga keqmenaxhimi vendas. Autoblinda para ndërtesave komunale, ndërtesave të banimit, kopshteve… kur isha atje, fola me njerëz…ata ishin shumë të hutuar dhe të irrituar nga ato masa të ashpra” –  kritikoi Von Cramon.

Sipas saj, qeveria e Kosovës duhet të tregojë se është realisht e interesuar që t’u afrohet serbëve, pavarësisht nëse ata jetojnë në veri, jug apo diku tjetër.

“Mendoj se është në interesin e Kosovës që të mbetet një shoqëri multietnike dhe që çdo qytetar të ketë të drejtën, të njëjtat të drejta si për të gjithë, në gjuhë, në arsim, në shëndetësi etj. Pra, ajo që na duhet këtu është më shumë diversitet, na duhen më shumë parti, na duhet më shumë pluralizëm. Qe njerëzit të thonë: Këtu është e ardhmja ime” – theksoi Cramon.

E pyetur nëse Kosova është vërtet një shoqëri multietnike dhe a është e mundur të ekzistojë pa serbët, ajo u përgjigj negativisht.

“Jo. Kjo nuk është e pranueshme, sepse kur Bashkësia Ndërkombëtare mbështeti popullin e Kosovës, ishte e qartë se ky vend duhet të jetë, të bëhet dhe të mbetet një vend multietnik, një vend demokratik multietnik, një vend i larmishëm, dhe kjo është në Kushtetutë” – potencoi Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën.

Advertisement