Kronike
“Thirri për ndihmë”/ Plagosja e shqiptarit, dëshmia e shitëses: I dilte shumë gjak…
Vijojnë të dalin detja të reja nga plagosja e 50-vjeçarit shqiptar në Greqi. Mësohet se 50-vjeçari pasi është goditur katër herë me thikë në pjesën e brinjëve, në veshka ka kërkuar ndihmë.
Një grua që punonte si shitëse në dyqanin aty pranë, ka thënë se i plagosuri ka thirrur për ndihmë. Gjithashtu ajo shprehet se kur ka shkuar pranë e ka gjetur të përgjakur, teksa mbante barkun me dorë. Më tej ajo thotë se i ka vendosur një peshqir dhe i ka thënë të mos lëvizë dhe më pas ka njoftuar ambulancën dhe policinë.
“Burri kërkoi ndihmë. Atij i rridhte shumë gjak. Unë dhe një zotëri tjetër thirrëm EKAV-in dhe erdhën menjëherë, lajmëruam edhe policinë. Thjesht i vura një peshqir dhe i thashë të qëndronte pa lëvizur”, tha ajo.