Connect with us

Kosova

Thirrjet “Vriteni Serbin”, Daçiç me qimet përpjetë: Shqiptarët dhe kroatët na urrejnë

Ministri i Brendshëm serb Ivica Daçiç tha se thirrja “Vrite Serbin”, që u dëgjua gjatë ndeshjes Kroaci-Shqipëri në Kampionatin Evropian të Futbollit në Gjermani, “është një çështje e urrejtjes së përgjithshme ndaj serbëve” dhe ka shtuar se gjatë ndeshjes ka pasur edhe thirrje kundër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Ç’lidhje ka Vuçiç me një ndeshje si ajo Kroaci-Shqipëri, ku bëhet thirrje për të vrarë serbin. Të gjithë ata i bashkon urrejtja ndaj Serbisë, urrejtja ndaj serbëve dhe urrejtja ndaj Vuçiçit” – theksoi Daçiç duke shtuar se UEFA duhet ti ndëshkojë sjellje të tilla.

“UEFA duhet ta dënojë këtë. Nuk mund ta imagjinoj që njerëzit tanë të mund të këndojnë diçka të tillë në lidhje me një komb tjetër” – tha ministri serb duke harruar thirrjet plotë urrejtje te serbëve kundër shqiptarëve dhe kroatëve.

Daçiç tha se në Kampionatin Evropian në Gjermani janë të pranishëm rreth 20 policë serbë, të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm me policinë gjermane, Federatën e Futbollit të Serbisë dhe kombëtaren dhe theksoi se për momentin nuk ka probleme të mëdha të sigurisë.

Advertisement