Rajon
Thriller me vdekjen e shqiptarit në Greqi, u gjet me duar të lidhura i varur në pemë
Trupi i 29-vjeçarit Angjelo Avdiu, i cili rezultonte i zhdukur prej 30 tetorit, është gjetur i varur në pemë në oborrin e një banese në fshatin Dhiaspora të zonës Kilini.
Trupi i viktimës u zbulua nga pronari i shtëpisë së pushimit, i cili jetonte jashtë zonës së Kilini dhe ishte kthyer mbrëmjen e së premtes.
Fakti që 29-vjeçari shqiptar u gjet me duar të lidhura në pemë e ka shtyrë policinë të hetojë edhe për një ngjarje të mundshme kriminale.
Sipas Protothema.gr, 29-vjeçari kishte mbërritur në Bartolome me vëllain e tij mbrëmjen e së shtunës, 29 tetor, nga Agios Konstantinos Fthiotidas, dhe ishin pritur nga një i afërm.
Sipas vëllait të tij, rreth orës 07:00 të së dielës, 30 tetor, Angelos, teksa pinte kafe me të, doli papritur nga shtëpia pa informuar askënd se ku do të shkonte dhe pa marrë sendet e tij personale, celularin, paratë dhe pasaportën, të cilat u gjetën në shtëpi.
Siç tha për gazetën Patris vëllai i 29-vjeçarit, Angelos, i cili është baba i një djali 9-vjeçar, ai shkoi në Bartolomeu për të takuar ish-bashkëshorten e tij dhe për të zgjidhur mosmarrëveshjet mes tyre.
“Ne erdhëm vonë të shtunën në mbrëmje, unë dhe vëllai im u takuam në KTEL në Athinë dhe pastaj erdhëm këtu. Na priti kushëriri ynë që jeton në Bartolomeu. Erdhëm të bisedonim me ish-bashkëshorten e tij që ishte divorcuar. Të dielën në mëngjes ishim duke pirë kafe dhe befas ai u largua pa i thënë asgjë askujt. Të gjitha gjërat i la në shtëpi dhe celularin. Bëjmë apel që të gjendet vëllai im sepse nuk ka qenë shumë mirë së fundmi. Ka edhe një djalë të vogël 9 vjeç”, tha vëllai i 29-vjeçaris.
Fundi i tij ishte tragjik. Mediet greke raportun sot se Avdiu u gjet i varur në një pemë dhe me duar të lidhura. Ishte nëna e tij ajo e cila njohu trupin e të birit.
Policia greke tashmë po heton edhe pistën e vrasjes së organizuar.