Connect with us

Kosova

THYHET QETESIA E GENJESHTERT/ Trump vendos gishtin në plagët e dialogut Kosovë-Serbi

“Kosova po mundohet te fitojë betejën për kontrollin e veriut të saj (me shumicë serbe), por tashmë pikërisht forma e politikës së saj në katër komunat, po zbeh luftën që lidhet me shpresat e normalizimit. Është e vërtetë se në terrenin verior ka një qetësi relative, ardhur nga pamundësia e strukturave paralele serbe dhe dështimi i turpshëm i Banjskës, por kemi gjithnjë e më shumë një autoritet që është sfidues dhe disa herë i tepruar, si në rastin e dinarit. Duam apo nuk duam, serbët lokalë e ndjejnë veten mes dy zjarresh: forcës se autoritetit zyrtar të qeverisë Kurti dhe sforcimit anormal, që i kërkohet nga politikanët e tyre locale apo ata ne Beograd. Kryetarët shqiptarë nuk mundën dot ta normalizojnë situatën lokale në veri, kjo edhe për faj të bojkotit serb. Duhet të gjendet një formulë qe serbet të rikthehen në institucione dhe të kuptojnë realisht se Kosova është edhe vendi i tyre. Energjia e humbur për ta e ka drobitur shumë Kosovën dhe ka ngjallur mungesë shprese” – deklaroi Publicisti Ben Andoni, duke theksuar se “Aktualisht për Kosovën priten ditë jo të mira, sepse bashkëpunëtori i presidentit Trump, Richard Grenell ka tashmë funksionin e negociatorit kyç në zonat e vështira. Vërtetë interesi i punës do çojë të merret me Ukrainën, Venezuelën dhe Korenë e Veriut, por besojmë se do ketë kohë edhe për Kosovën, që ai e njeh mirë, falë lidhjeve që ka pasur me ish-presidentin Thaçi dhe ato aktualet me kryeministrin Rama”

“Rikthimi i Donald Trump-it në Shtëpinë e Bardhë do të vendosë ne tavoline me shume gjasë probleme dhe ide të panjohura, sepse ai do kërkojë zgjedhje shumë pragmatiste mes dy vendeve, ngaqë nuk di të thellohet në detaje, që janë aq të shumta mes Kosovës e Serbisë. Më e mundshmja është që të rivitalizohet sërish Marrëveshja e Uashingtonit, që u nënshkrua nga presidenti serb Aleksander Vuçiq dhe ish-kryeministri i Kosovës Abdullah Hoti në praninë e Trump dhe stafit të vet.

I vetmi problem i sotëm lidhet me faktin se: Kurti ka disa minuse, që lidhen me qëndrimin e tij ndaj administratës së shkuar amerikane dhe marrëdhëniet e këqija me Grenell, kurse serbët po përpiqen fort të kenë një narracion tjetër me Uashingtonin, madje po mëtojnë se po përgatisin vizitën e presidentit Trump në Beograd.

Nuk duhet harruar se: Kosova dhe Serbia ndërkohë kanë humbur shumë kohë me çështjen e targave, patentave dhe elementë të tjerë në kurriz të çështjeve më themelore. Dhe, sikur të mos mjaftojë kjo, shqetësuese mbetet edhe humbja e kohës që bëhet nga ana e Bashkimit Evropian me gjëra shumë skajore dhe imponimin e formës së dialogut, që tregon sesa pak e njeh rajonin, i mbathur me aq shumë problem” – potencoi publicist I njohur

Advertisement