Lifestyle
“Ti bën puçi puçi me të gjitha”/ Kërcimi i papritur në Përputhen fut në sherr konkurentët
Emisioni i sotëm i Përputhen ka nisur me diçka të papritur nga Mevlani.
Sapo nisi, ai ka kërkuar një kërcim me vajzën e re Sindin. Ky veprim i habiti të gjithë.
Për disa minuta, Mevlani dhe Sindi u dukën shumë të afruar, megjithatë sapo mbaruan vëluan komentet në studio.
E para që u shfaq e shqetësuar ishte Melisa, që më parë kishte pasur një takim romantik me Mevlanin.
Po ashtu edhe Marisi e konsideroi tradhti nga ana e Sindit që pranoi të kërcente me Mevlanin pa u shfaqur takimi me Marisin.
“Ti bën puçi puçi me të gjitha, këtu shfaqesh romantik me mua, aty bën të njëjtën gjë me Sindin,” tha Melisa.