Connect with us

Pinknews

‘Ti je më p*tanë se p*tanat’, Neda dhe Zhaku ‘i përvishen’ të moshuarës

Komentet negative, bullizuese dhe ofenduese në profilin e VIP-ave shqiptarë, nuk kanë patur kurrë më shumë vëmendje se sot.

Duket se vajzat e famshme kanë bërë një “pakt” për të demaskuara këta persona që po u prishin rehatinë.

Këtë herë lapsi i ka rënë një zonje të moshuar, e cila ka komentuar në profilin e Neda Ballukut, por në mbrojtje i ka dalë Zhaklinë Lekatari.

“Neda je më putanë se putanat”, komenton Flora, e cila me gjasë nuk është zonja e moshuar në foto të cilën Zhaku dhe Neda e bënë “për një lek”.

“Dhunohemi të gjithë, unë Dea, Neda, Megi, etj, etj”, shkruan Zhaku, duke theksuar foton e nënës.
Ndërsa Neda është ndalur më gjatë:

“Dhe ta mendosh që nga ajo që lexoj, prej figurës së kësaj gruaje të moshuar, kuptoj që edhe nëse një fëmijë në rrugë t’i fliste keq do i kishte bërë namin.

Dhe do kisha dëshiruar për të, që jetën ta kishte patur ndryshe. Pa atë shaminë e zezë kokës që u shpik kahera për t’i fshehur flokët një vajzë të re. Një vajzë që kur të plakej, do i shkruante Nedës se është më putanë se putanat”.

Advertisement