Kosova
TI JE VEÇ FASHIST/ Vala sizmike që po sjell trashëgimia përndjekëse e Grenellit
Kosova mendon në vazhdimin e mbështetjes së Shteteve të Bashkuara ndërsa Donald Trumpi rikthehet triumfalisht në Shtëpinë e Bardhë. Por njohësit e marredhenieve nderkombetare dhe Rajonit te Ballkanit presin qasje negative nën administratën e ardhme, duke marrë parasysh trashëgiminë e administratës së mëparshme. Sipas tyre, ajo do të jetë sfiduese për Kosovën, posaçërisht në kontekstin e konfliktit me Serbinë dhe se gjithçka do të varet se çfarë politikash do të çojë përpara Trumpi në Ballkanin Perëndimor.
Por ish-zëdhënësi i NATO-s gjatë kohës së luftës në Kosovë, Jamie Shea, duke pasur parasysh pasiguritë gjeopolitike aktuale, nuk beson se do të ketë ndryshime rrënjësore në politikën amerikane ndaj rajonit, veçanërisht ndaj Kosovës. Ai deklaroi se nëse do të ketë progres në marrëdhëniet Kosovë-Serbi, kjo do të varet nga vullneti i liderëve.
“Ballkani Perëndimor nuk është prioritet për Shtetet e Bashkuara, duke pasur parasysh konfliktet dhe tensionet në Lindjen e Mesme, Ukrainë dhe në Indo-Paqësor. Uashingtoni prej kohësh i ka lënë evropianëve punet per zgjidhjen e problemeve përmes procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian”- theksoi Shea.
“Megjithatë, ndonëse ekzistojnë akoma paqartësi që rrethojnë administratën e Trumpit, detyra kryesore tani është bindja e Uashingtonit që ta mbajë prezencën ushtarake në Kosovë në kuadër të NATO-s, duke qenë se gjatë mandatit të parë, Trump ka paralajmëruar disa herë për mundësinë e tërheqjes së trupave amerikane” – potencoi ish zedhenesi I NATO-s.
Kosova ka gëzuar mbështetjen e Shteteve të Bashkuara, përgjatë dekadave, pavarësisht kush ka qenë banor i Shtëpisë së Bardhë. Por, marrëdhëniet mes Prishtinës dhe Uashingtonit kanë përjetuar një valë sizmike tensionesh dhe mosmarrëveshjesh nën qeverisjen e Kurtit, të cilat kanë filluar nën mandatit e parë të Trumpit. Posaçërisht marrëdhëniet e Kurtit me Richard Grenell kanë qenë jashtëzakonisht të tensionuara, deri aty sa ky I fundit e ka e cilësuar “antiamerikan” dhe “fashist” kryeministrin e Kosovës.