Connect with us

Bota

Ti priten krahët/ Ukraina fundos anijen ruse me dronë iranianë, fal sulmit nga dronët detarë ‘Magura V5’

Forcat e Armatosura të Ukrainës raportuan se një anije ruse mallrash, Port Olya 4, u bombardua më 14 gusht në portin e Astrakhanit dhe u godit me drone detare MaguraV. Anija po transportonte dronë tip Shahed dhe municion iranian, sipas informacionit të publikuar nga Shtabi i Përgjithshëm i Forcave të Armatosura të Ukrainës.

Porti i Astrakhanit të Olyas është një nyje kyçe logjistike e një korridori ndërkombëtar transporti dhe përdoret për të sjellë pajisje ushtarake nga Irani drejt Rusisë, thuhet në raportin ukrainas.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë nuk ka raportuar ndonjë sulm në rajonin e Astrakhanit. Në përmbledhjen e saj të mëngjesit, ajo përmendi vetëm një dronë të rrëzuar mbi rajonin fqinj të Kalmykisë.

Megjithatë fotografi të anijes ruse qarkulluan në rrjet, ku tregohet se si ajo është drejt fundosjes pas goditjes ukrainase.

Ky sulm tregon vazhdimin e veprimeve taktike të Ukrainës për të ndërprerë furnizimet ushtarake ruse dhe për të goditur infrastrukturën kyçe logjistike të Moskës.

Sri Lanka Cargo Ship Sinks

MAGURA V5 drones hit 18 Russian vessels in 18 months

Advertisement