Pinknews
‘Ti që shan Kiarën, do ta pres kokën’, Bledi Mane kërcënohet me jetë
Bled Mane, në një ndër postimet e tij të shumta në rrjetet sociale, sot ka publikuar mesazhin e një ndjekësi.
Por ky mesazh nuk duket aspak normal. Ndjekësi, të cilin Bledi nuk ka nguruar t’i publokojë edhe emrin, e kërcënon me jetë gazetarin.
“Ti që shan Kiarën, kam për të ta prer kokën. Do ta pres kokën”, shkruan ndjekësi i cili i ka dërguar edhe thirrje në Instagram Bledit.
Kërcënimet të kësaj natyre duket se po bëhen normale për ish-banorët e BBV. Pak ditë më parë ishte Krist Aliaj ai që ndau me ndjekësit një kërcënim që i vinte në mesazh.