Connect with us

Politike

‘Ti t’ja hash…’/ Noka i del në mbrojtje Berishës: Të përjashtohet Balla

Deputeti i Partisë Demokratike, Flamur Noka i kërkoi kryeparlamentares së Kuvendit përjashtimin nga seanca të Taulant Ballës, pas deklaratës së këtij të fundit për kryedemokratin Sali Berisha. Noka tha se fjalori i përdorur nga Balla është i njëjtë me atë të rrugës, e se nuk i përshtatet asaj që duhet të përdoret në Kuvend.

Besoj se e di dhe ti, është zhargon i rrugës, nuk besoj se është fjalor që mund të përdoret në Kuvend, duhet të flasim për halle. Ndërhyni, merrni masa, unë kërkoj që të përjashtohet urgjentisht, parafolësi. Gjuha e rrugës nuk mund të jetë gjuhë që të prevalojë në Kuvend‘- tha Noka.

Balla iu drejtua Berishës duke i thënë:

‘Ti Sali kësaj pjese do vazhdosh t’ja hash gjithmonë, se ti kësaj i vjen anash.’

Advertisement