Aktualitet
Tifozët shqiptarë shpalosin pankartën e veçantë në ndeshjen me Italinë: Rama ik
Tifozët shqiptarë në Gjermani në pritje të nisjes së ndeshjes kundër Italisë, kanë shpalosur një pankartë ndryshe në staduim. Tifozët kanë hapur një pankartë në stadiumin e Dortmundit, ku kërkohet largimi i Edi Ramës.
‘Rama ik’ shkruhet në pankartën e tifozëve.
Nga ndeshja e parë e skuadrës sonë në këtë evropian, na ndajnë vetëm pak orë. Shqipëria do të luaj me Italinë në ndeshjen e saj të parë, për tu pasuar më pas me kombëtaren kroate dhe me atë spanjolle.