Sport
Tifozja i kërkon fanellën Myrto Uzunit dhe e falenderon në shqip
Sulmuesi shqiptar Myrto Uzuni është kthyer në idhullin e tifozëve të Granadas dhe padyshim është lojtari më i mirë në ekip.
Ai udhëheq renditjen e golashënuesve me plot 14 gola deri tani në kampionat. Në ndeshjen e fundit përballë Andorrës ai shënoi një dopietë tjetër duke futur Granadan në zonën e Play-Off.
Në fund të sfidës, beratasi u bë pjesë e një episodi të veçantë pasi një tifoze kishte përgatitur një pankartë ku falenderonte në shqip Uzunin dhe i kërkonte fanellën.
Sigurisht, një kërkesë që futbollisti nuk mund ta injoronte dhe nxitoi për të takuar vogëlushen duke bërë foto me të dhe të pranishmit në tribunë.