Connect with us

Aktualitet

‘TIK TOK’ Kapedani probleme me pasurinë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, KPK është ndarë në vlerësimin e gjyqtares së Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani. Shumica e përbërë nga kryesuesja Genta Tafa (Bungo) dhe anëtarja Pamela Qirko vlerësuan se Kapedani ka kryer deklarim të pamjaftueshëm për pasurinë, se nuk ka arritur nivel të besueshëm për pastërtinë e figurës, si dhe me veprimet e saj ka cënuar besimin e publikut tek drejtësia.

Relatorja e çështjes, Brunilda Bekteshi ka dalë në pakicë duke i vlerësuar të pabazuara konkluzionet e shumicës dhe kërkon konfirmimin në detyrë të Kapedanit.

Kapedani u shkarkua më 18 maj 2022. Në vendimin e arsyetuar të Komisionit sqarohet se cënimi i besimit të publikut tek drejtësia është konkluduar bazuar në paraqitjen nga subjekti në mënyrë të pasaktë të marrëdhënies dhe transaksioneve të kryera nga bashkëjetuesi i saj me një shtetas të dënuar në Itali për krim të organizuar, nga i cili ka blerë një kamion për çmim disa herë më të lirë nga sa e ka shitur pak muaj më vonë, si dhe i ka dhënë një hua në vlerën 28 mijë euro.

Në vlerësimin tërësor të çështjes lidhur me cënimin e besimit të publikut, janë përfshirë edhe regjistrimi i videove nga ana e subjektit të rivlerësimit në ambjentet e punës, që më pas u publikuan në Tik Tok.

Po ashtu, shumica vlerëson se Kapedani ka cënuar besimin e publikut edhe me depozitimin në Komision të deklaratave noteriale të denoncuesve të saj, të cilët kanë deklaruar se nuk i kanë kryer ata ankesat.

Kapedani e  ka kundershtuar vleresimi e shumices me argumentin se transaksionet janë kryer bazuar në shprehjen e vullnetit të palëve kontraktore, si dhe ka sjellë në vëmendje të trupës vendime të Komisionit për raste të ngjashme.

Gjithsesi asnje nga argumentat e Kapedanit nuk eshte marre ne koniderate pasi keto veprime te saj bien ndesh me etiken e magjistratit.

 

 

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *