Connect with us

Kosova

Timothy Less: Dialogu do vazhdojë por nuk ka asnjë shans të përparojë

Profesori i Qendrës për Gjeopolitikë në Universitetin e Kembrixhit, Timothy Less, tha se beson që dialogu ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës do të vazhdojë edhe në muajt në vijim, pasi nuk është në interesin e asnjërës palë të fyejë Perëndimin, rrjedhimisht duke u larguar prej tij, por që nuk sheh asnjë shans për përparim në bisedime.

Less ka shpjeguar se përse Prishtina nuk dëshiron të themelojë Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, të paktën si diçka më shumë se një organ simbolik dhe vetëm nëse Beogradi së pari pranon të njohë Kosovën, gjë që Beogradi refuzon dhe, siç tha ai, insiston në autonominë thelbësore të serbëve.

“Ndërkohë nga të dyja palët po qarkullojnë nëpër qarqe burokratike ideja se Kosova insiston që Serbia duhet të respektojë Marrëveshjen e Ohrit, Serbia insiston që Kosova duhet të respektojë Marrëveshjen e Brukselit, e kështu me radhë pafundësisht”, tha Timothy Less

Nga ana tjetër, ekspertja amerikane, Ivana Stradner, ka reaguar lidhur me një artikull të mediumit propagandues rus “RT” lidhur me blerjen e disa helikopterëve nga Serbia.

Stradner ka thënë se Serbia ka blerë helikopterë rusë Mi-35 nga Qipro, dhe se 4 helikopterë të tjerë nga Rusia por që i kanë mbetur në Rostov on-Don por që s’mund t’i tërheqë tani.

Megjithatë Stradner paralajmëroi se esklaimi i radhës në rajon nuk do të nis me grupe ushtarake të Serbisë, por me grupe paraushtarake dhe ka bërë thirrje për vëmendje rreth kësaj çështje.

Advertisement