Politike
“Tirana, lavatriçe gjigande pastrimi parash”/ Meta sulmon sërish Altin Dumanin
Presidenti i PL-së, Ilir Meta ka vijuar edhe sot me sulmet ndaj Prokurorisë së Posaçme Antikorrupsion dhe kreut të këtij institucioni, Altin Dumani.
Akuza e Metës ishte drejtpërdrejtë, kur tha se “SPAK nën drejtimin e Dumanit, parti e jashtëligjshme prokurorësh nën drejtimin e Ramës”.
“Pastrimi i parave të pista ‘ulëret’ në Tiranë. Shqiptarët nuk kanë mundësi të blejnë një shtëpi në Tiranë, atëherë si ka mundësi bumi i ndërtimeve. Tirana është kthyer në një lavatriçe gjigante pastrimi parash. Zgjidhja është që ligji të veprojë me ashpërsi dhe në kohë në mënyrë që të ndalohet falimenti i biznesit.
SPAK, struktura më perfekte për të mos ndëshkuar, asnjë pastrues parash nuk është ndaluar e jo më të dënohet. Janë bllokuar hetime për të ndihmuar në pastrimin e parave. SPAK nën drejtimin e Dumanit, parti e jashtëligjshme prokurorësh nën drejtimin e Ramës”- tha Meta.