Connect with us

Politike

‘Tirana s’mund të bëhet si Vlora’/ Çfarë u kërkoi Rama drejtorëve të bashkisë Tiranë

Prej orës 18:30 kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me të gjithë drejtorët e bashkisë Tiranë.

Nuk ishin vetëm drejtorët të cilët janë ulur përballë kryeministrit por edhe deputetët e zgjedhur socialist të zgjedhur në 11 Maj në njësitë e kryeqytetit.

Gazetari i Top Channel Muhamet Veliu ka zbardhur porositë që kreu i ekzekutivit kishte për ta.

“Nuk kam ankesa për ju. Duhet të ndaheni në grupe pune në terren për te parë problematikat. Kujdes në problemet e zënies së trotuareve, Tirana s’mund të bëhet si Vlora. IMT dhe INUK duhet të jenë në lartësinë e duhur”, tha thënë Rama.

Advertisement