Kronike
Tiranë, grabitet dhe plagoset taksisti në ‘Rrugën e Kavajës’, ‘Shqiponjat’ arrestojnë 24 vjeçarin
Një 24 vjeçar është arrestuar nga policia pasi plagosi taksistin me të cilin udhëtonte dhe i vodhi një shumë parash.
Në pranga ka rënë G.M, 24 vjeç, banues në Durrës.
Forcat ‘Shqiponja’ u vunë në ndjekje të tij dhe e arrestuan në rrugën “Sandër Prosi”.
I riu në orët e para të ditës së djeshme (24 janar) ka hipur në një taksi në ‘Rrugën e Kavajës’ ku goditi shoferin me thikë dhe u largua me një shumë parash.
Për pasojë, taksisti 57 vjeçar ka mbetur i plagosur dhe aktualisht ndodhet në spital ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.