Connect with us

Aktualitet

Tiranë/ I infektuar me Covid-19, hidhet nga spitali një tjetër pacient

TIRANË- Një tjetër person është hedhur nga lartësia e spitalit ku po trajtohej për shkak të infektimit me koronavirus.

Ngjarja e rëndë është shënuar në spitalin Covid 1, në kryeqytet.

Pranë këtyre ambienteve kanë shkuar forca të shumta policie, ndërkohë nuk dihet ende identiteti i pacientit i cili thuhet se ka ndërruar jetë menjëherë në vendin e ngjarjes.

Mësohet se pacienti 69-vjeçar që po trajtohej për COVID-19, ishte i shtruar prej disa ditësh në këtë spital.

“Më datë 10.11.2020, rreth orës 12:30, dyshohet se është vetëhedhur nga lartësia e një spitali shtetasi R.B., 69 vjeç,  i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor dhe sherbimet e Policisë ndodhen në vendngjarje dhe  vijojnë punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

Lajmi në përditësim….

Top Channel

Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *