Connect with us

Kronike

Tiranë/ Kishin kthyer lokalin në lojëra fati, arrestohen 3 administratorët

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacion e koduar “Poker 2”, ku si rezultat ranë në pranga 3 persona dhe u proceduan 7 të tjerë.

Janë sekuestruar 2 tavolina pokeri dhe çipsa, 3 njësi kompjuterike dhe shuma parash të përfituara nga kjo veprimtari e paligjshme.

Të arrestuar janë shtetasit, Arlind Çali, Xhuljo Mija dhe Erisild Demçellari administratorë të lokalit, të tre banues në Tiranë.

Gjithashtu, nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit: K. N., 21 vjeç, K. K., 25 vjeç, A. O., 25 vjeç, A. K., 41 vjeç, Q. Sh., 27 vjeç, A. Ç., 27 vjeç, dhe I. D., 44 vjeç, klientë në lokal.

Gjatë kontrollit të ushtruar në lokalin në administrim nga të arrestuarit, në Komunën e Parisit, shërbimet e Policisë kanë kapur në flagrancë duke luajtur poker me çipsa, shtetasit e lartpërmendur.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 2 tavolina pokeri dhe çipsa, 50 000 lekë të rinj, 700 euro, 300 paund, 200 franga, si dhe 3 njësi kompjuterike.

Advertisement