Kronike
Tiranë/ Morën peng 27-vjeçarin dhe i kërkuan 5 mijë euro, arrestohen 2 vajzat! Ende në kërkim bashkëpunëtori tjetër
Tiranë – Monika Marku, 21 vjeçe dhe Suate Çeloaliaj, 25 vjeçe kanë rënë në prangat e policisë pasi tre ditë më parë së bashku me tre të tjerë morën peng një 27-vjeçar.
Ndërkohë në kërkim vijon të jetë njëri nga bashkëpunëtorët.
Njoftimi i policisë:
Në vijim të operacionit policor të koduar “Kufizimi”, i zhvilluar 3 ditë më parë nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 3 shtetas, janë kryer kontrolle për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.
Si rezultat, u vunë në pranga shtetaset M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe.
Nga hetimet dyshohet se këto 2 shtetase, 2 shtetasit e arrestuar gjatë operacionit dhe shtetasi në kërkim K. N., kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para, 27-vjeçarit, duke i hequr lirinë, për disa orë, dhe duke e dhunuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti.
Punohet për kapjen e shtetasit K. N.
Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurosisë, për veprime të mëtejshme.
lajm ne perditesim…