Connect with us

Kronike

Tiranë/ Shisnin kokainë e kanabis pranë një shkolle, arrestohen dy persona, 1 në hetim

Policia e Tiranës ka finalizuar operacionin policor të koduar “Interruption“, i cili ka goditur veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike në afërsi të një shkolle. Dy shtetas, D. D. (40 vjeç) dhe P. G. (28 vjeç), të dy banues në Tiranë, u arrestuan në flagrancë për shitjen e kokainës dhe kanabisit.

Nga hetimet ka rezultuar se lëndët narkotike u fshiheshin në ambientet e një lavazhi, të cilin e përdorte D. D. Dyshohet se këta shtetas ofronin doza të narkotikëve në një zonë të frekuentuar, përfshirë afër një shkolle.

Në vijim të operacionit, u procedua penalisht edhe një 19-vjeçar, K. L., i cili dyshohet se kishte blerë lëndë narkotike nga D. D. Gjatë kontrolleve, Policia sekuestroi 220 doza kanabisi, 20 doza kokaine, një armë të ftohtë (thikë), shuma parash të përfituara nga shitja, 2 peshore elektronike dhe 2 celularë.

 

Advertisement