Kronike
Tiranë, shpërthim me tritol në një zyrë noterie në ish-Bllok
TIRANË– Një sasi lëndë plasëse ka shpërthyer në një zyrë noterie në ish-Bllok në Tiranë. Lënda plasëse ishte vendosur në derën e zyrës së noterisë. Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 04:00 të mëngjesit në një noteri, nuk ka të dëmtuar në njerëz, por vetëm dëme materiale.
‘Më datë 30.01.2024, rreth orës 04:10, është marrë njoftim se në rrugën “Perlat Rexhepi”, në ambientet e jashtme të një noterie, dyshohet se ka shpërthyer lëndë plasëse, dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/eve.’- njofton policia.
Lajmi në përditësim..