Rajon
Tirani i Kremlinit ka gisht në Kosovë/ BILD: Serbia duhet ndalur qoftë edhe nga NATO
Vendosja e trupave serbe ‘ishte shfaqje force kundër Kosovës, e cila, nga ana e saj, filloi të vendoste policinë speciale në veri disa muaj më parë,’ – keshtu thotë Jakov Devciç, kreu i zyrës për Serbinë dhe Malin e zi në ‘Fondacionin Konrad Adenauer’.
Ish-kreu gjerman i trupave të KFOR-it në Kosovë, gjenerali në pension u shpreh për BILD se zhvillimet aktuale në kufi janë ‘shqetësuese’ dhe se presidenti Vuçiç mban fajin kryesor.
“Është hera e tretë në dy vite që Vuçiç dislokon trupat e tij- por kurrë nuk ka qenë më kërcënuese dhe masive se sa tani. Kjo duhet të marrë fund,” theksoi Buehler.
Edhe Konrad Clewing nga Instituti Leibniz për Studimin e Europës Qendrore dhe Juglindore, tha gjithashtu për BILD se “Kësaj radhe situata është më e rrezikshme. Sepse trupat sigurisht mund të përdoren për sulme në territorin e Kosovës”.
Po a ekziston tani një kërcënim për një luftë të re në Ballkan?
Sipas Konrad Clewing, Eksperti i Leibniz-it, nëse Vuçiç duket i tunduar nga mundësia për të ecur përpara, në ditët e muajt e ardhshëm mund të ndodhë një sulm në veri të Kosovës pasi presidenti serb ka qenë nën presion të konsiderueshëm brenda vendit prej muajsh.