Connect with us

Kosova

‘Tiroli i Jugut është një model i mirë për asociacionin’

Profesori britanik James Kerr-Lindsay, ka thënë se Tiroli i Jugut është një model i mirë për Bashkësinë e Komunave Serbe në Kosovë. “Deklarata që pasoi nga Bashkimi Europian ishte mjaft e qartë, se ata nuk arritën ndonjë marrëveshje. Ky është një proces shumë i rëndësishëm, por edhe një proces me të cilin njerëzit po frustohen sepse nuk po jep rezultatet dhe as që po bëhen hapat e parë në atë drejtim” – Theksoi Lindsay. Sipas tij, ka një presion të madh mbi Kosovën që të përpiqet të arrijë një marrëveshje në lidhje me asociacionin. Se realiteti është që shumica e anëtarëve të BE-së, ose pothuajse të gjithë anëtarët e Unionit, duan që kjo çështje të zgjidhet. “Është e drejtë të thuhet se pritshmëritë janë që Kosova të njihet nga Serbia dhe të mund të hyjë në OKB dhe përfundimisht në BE, por për të arritur atje duhet të ndërmerren shumë hapa. Një nga hapat më të rëndësishëm është asociacioni. BE-ja dhe SHBA-ja po i thonë qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Kurti se nëse vazhdon të jetë i vështirë, nuk do të marrë njohjen që dëshiron dhe kjo nuk do të ndodhë brenda natës, por nëse ai dëshiron, atëherë duhet të bëjë atë që është e nevojshme në lidhje me asociacionin. Gjithashtu u tha qartë se paskësaj Kosova do të njihet, por nëse zbatohet asociacioni, situate bëhet edhe më e paqëndrueshme në Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimi Europian nuk do paguaj çmimin e veprimeve të Prishtinës zyrtare. Këto janë në fakt mesazhe me karrota dhe shkopinj. Shkopi do përdoret nëse nuk zbatohet asociacioni, kurse karrota jepet nëse dakordësohet asociacioni, dhe sipas Bashkimit Europian, do të jetë shumë më e lehtë për të shkuar në Beograd për të marrë një marrëveshje përfundimtare” – deklaroi profesori britanik. Kur ndodhej për vizitë në Prishtinë dhe Beograd, Ursula von der Leyen foli për njohjen de facto të Kosovës nga Serbia. Nga ana tjetër, presidenti i Serbisë tha se nuk do ta nënshkruajë kurrë njohjen e Kosovës. Për këto zhvillime, James Kerr-Lindsay theksoi se “Njohja është ‘një biznes’ i çuditshëm, i ndërlikuar dhe i thjeshtë. Në fund të fundit, kjo do të thotë që ju nuk mund të njihni aksidentalisht një vend. Mund të shohim se Serbia, kur BE-ja flet për njohjen de facto të Kosovës, po e bën këtë në shumë mënyra dhe e ka bërë për një kohë të gjatë. Çfarë duhet të shohim dhe cili është qëllimi përfundimtar, njohja formale. Vuçiç tha se njohja nuk bëhet fjalë, se ky opsion nuk është në tavolinë për momentin. Njohja e diplomave dhe dokumenteve të tjera të Kosovës është një njohje de facto, por një shkallë e ulët. Ajo që është problematike është nëse Serbia duhet ta lejojë Kosovën të hyjë në OKB edhe pse nuk e njeh Kosovën. Ky është një pozicion i çuditshëm për BE-në dhe është joreale të pritet që Beogradi ta bëjë këtë. Sepse atëherë, në parim, Serbia do të thoshte, po e lëmë Kosovën në OKB, por ky do të ishte një pozicion shumë i pafavorshëm për Serbinë. Për mendimin tim kjo nuk ka kuptim, nuk është realiste. Ne duhet të përpiqemi për një marrëveshje përfundimtare dhe do të jetë faza e fundit kur Kosova të hyjë në OKB. Para kësaj, Serbia mund të bëjë shumë përpara çdo marrëveshjeje.

Advertisement