Pinknews
“Titan” elektrizon skenën e Eurovizion 2024! Besa Kokëdhima shkëlqen me performancën e saj
Besa Kokëdhima dhuroi shumë energji dhe adrenalinë me këngën e saj “Titan” të cilën e këndoi në gjuhën angleze dhe ndezi skenën në Malmo Arena, Suedi.
Skenografia dhe veshja e këngëtares ishin një detaj shumë i veçantë dhe i kombinuar në mënyrë perfekte për të përfaqësuar denjësisht Shqipërinë në festivalin më të madh evropian Eurovision 2024.
Besa Kokëdhima është renditur e 2-ta në radhë për të performuar në gjysmëfinalen e dytë të Eurovision 2024, një nga ngjarjet muzikore më të ndjekura me miliona shikues.