Connect with us

Kronike

Tjetër rast i rëndë/ Mbyllte gruan në banesë, e ruante me kamera dhe e dhunonte, pranga 34-vjeçarit në Tiranë

Një tjetër rast i rëndë ka ndodhur në Tiranë, ku një tjetër grua izolohej brenda në banesë nga bashkëshorti i saj. Gruaja mbyllej brenda katër mureve të shtëpisë dhe surverohej nga burri me kamera. Madje ai ushtronte ndaj saj edhe dhunë fizike.

34-vjeçari Asqeri M., kishte instaluar 3 kamera në dhoma të ndryshme të banesës dhe i përdorte për të vëzhguar lëvizjet e gruas së tij sa herë që largohej nga shtëpia dhe atë e kyçte brenda. 34-vjeçari dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Gazetari Sokol Dema mëson se 34-vjeçari ishte kthyer nga Gjermania prej pak kohësh. Pas kthimit ai kishte shfaqur shenja dhune ku nisi të rrihte bashkëshorten e tij, e izoloi dhe e monitoronte me kamera. Ai është arrestuar nga policia ditën e sotme, 6 shkurt.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas informacionit të marrë se një shtetas kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, si dhe e mbante të mbyllur atë, në monitorimin e kamerave që i kishte instaluar brenda në banesë, menjëherë kanë organizuar punën për dokumentimin e plotë ligjor të rastit dhe vënien e autorit të dyshuar, përpara përgjegjësisë penale.

Si rezultat, falë reagimit në kohë të shërbimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 u arrestua shtetasi Asqeri M., 34 vjeç, banues në Kodër Institut.  Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se 34-vjeçari ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, të cilën e mbante të mbyllur në banesën e tyre ku kishte montuar kamera për të monitoruar lëvizjet e saj”, njofton policia.

Advertisement