Connect with us

Kronike

Tjetërsim pronash/ SPAK, urdhër arresti për Rrumin e Shijakut

TIRANË– Gjykata e Posaçme ka firmosur urdhër arrest për Aleksandër Lahon, të njohur si Rrumi i Sukthit. Ky person, akuzohet për tjetërsim pronash.

Ai dyshohet për veprën penale të korrupsionit që lidhet me tjetërsimin e pronave në bregdetin e Durrësit, konkretisht në Gjirin e Lalzit dhe në Hamallaj.

Kush është Aleksandër Laho?

Laho, i njohur me nofkën ‘Rrumi’ është person me precedentë penal. Ai u plagos në atentatin e 1 nëntorit, teksa udhëtonte në makinë me prokurorin Arjan Ndoji, dhe shoferin e këtij të fundit, Andi Maloku. Për ngjarjen, policia ndaloi 34-vjeçarin Redjan Rraja.

Laho është shpallur në kërkim nga policia e Durresit edhe për heqje te paligjshme të lirisë pas dëshmise së vëllezërve Beqiraj.

Advertisement