Sport
Tmerr në Botëror…Vdes gjatë ndeshjes
Në mëngjesin e sotëm është njoftuar se ka vdekur gazetari i shquar amerikan, Grant Wahl.
KATAR – Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino ka vlerësuar gazetarin amerikan Grant Wahl, i cili ka vdekur në Kupën e Botës në Katar. Ai vdiq papritmas teksa raportonte për ndeshjen çerekfinale mes Argjentinës dhe Holandës në stadiumin Lusail, teksa dëshmitarët pohojnë se ai ra nga vendi i tij, ndërsa gazetarët nisën të kërkojnë ndihmë.
Vëllai i Wahlit, Eric, ka pohuar se Grant mund të ishte vrarë pasi ai kishte “marrë kërcënime me vdekje”, pasi kishte veshur një bluzë me flamur ylberi në një ndeshje më herët në garë.
Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino është shprehur: “Me mosbesim dhe pikëllim të jashtëzakonshëm jam vënë në dijeni për ndarjen nga jeta të gazetarit të njohur sportiv Grant Wahl, ndërsa raportonte për një ndeshje çerekfinale gjatë Kupës së Botës FIFA në Katar.
Vetëm disa ditë më parë, Grant u njoh nga FIFA dhe AIPS për kontributin e tij në raportimin e tetë Kupave Botërore të FIFA-s radhazi dhe karriera e tij përfshinte gjithashtu edhe një mori ngjarjesh të tjera sportive ndërkombëtare. Dashuria e tij për futbollin ishte e pamasë dhe raportimi i tij do t’u mungojë të gjithë atyre që ndjekin lojën globale. Në emër të FIFA-s dhe komunitetit të futbollit, ne shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta për gruan e tij Celine, familjen dhe miqtë e tij në këtë moment më të vështirë”.