Connect with us

Bota

Toka dridhet për disa sekonda, momenti kur tërmeti 7.6 Rihter godet Filipinet

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.6 goditi Filipinet në orën 22:37 të së shtunës (ora lokale). Autoritetet lëshuan një paralajmërim për një “cunami shkatërrues me dallgë, lartësia e të cilit është një kërcënim për jetë”.

 

Epiqendra ishte në pjesën lindore të ishullit Mindanao, në pjesën jugore të vendit, në një distancë prej gati 21 km në verilindje të qytetit Hinatuan.

Thellësia fokale, sipas USGS, ishte 32.8 kilometra. Për momentin nuk ka raportime për të lënduar apo të vdekur. Pamjet e para nga zona tregojnë vetëm dëme materiale.

 

Pak më vonë në orën 23:06 u regjistrua një pasgoditje me magnitudë 6.4 Rihter dhe me epiqendër afër asaj të tërmetit më të madh.

Advertisement