Politike
“Toka tek “Asllan Rusi” iu dha trafikantëve”/ Berisha: Rama u bë pronar në Himarë me 4 dhi

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë prezantimit të programit ekonomik të qeverisjes së PD për pronën, ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se ka rrëmbyer pronat e ish-pronarëve duke ia dhënë oligarkëve dhe trafikantëve.
Duke përmendur pronat tek pallati i sportit “Asllan Rusi” dhe tek stadiumi “Selman Stërmasi”, Berisha tha se lukuni zyrtarësh iu vërsulën mbi pronat private.
“Vetë Rama shfrytëzoi marrjen e detyrës së kryeministrrit për tu bërë pronar i një sipërfaqeje toke në Himarë, pa asnjë dokument kadastral, pa asnjë dokument konfiskimi. Thomai kishte 4 dhi dhe Spiro Koleka deklaron se s’kemi patur asnjë pronë tjetër. Olta Xhacka, merr 10 mijë metër katror tokë publike. Këta po veprojnë me ligjin e koorporatës së investimeve strategjike, njësoj si me ligjin e vitit 1946”, tha Berisha.

