Kosova
Tonet disonante në bashkësinë ndërkombëtare për anëtarësimin e Kosovës në KiE
Koordinatori i Konventës Kombëtare të BE-së për kapitullin 35 Dragiša Mijaçiç tha se në qarqet ndërkombëtare ka tone disonante përsa i përket kushteve për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës dhe se kundërshtimet kryesore mbeten: vendimi i BQK-së për dinarin, Formimi i Unionit të Komunave Serbe dhe shpronësimi i paligjshëm i tokës në veri.
“Në qarqet ndërkombëtare dëgjohen tone disonante kur bëhet fjalë për kushtet për anëtarësimin e Kosovës në SE, pra nëse regjistrimi i 24 hektarëve tokë në manastirin e Visoki Deçanit është vetëm kusht i domosdoshëm apo i mjaftueshëm. Në raportin e Dora Bakojanit, krahas zbatimit të aktvendimit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës për tokën e manastirit, kusht janë edhe formimi i asociacionit si dhe zgjidhja e problemit të shpronësimeve të paligjshëm të tokës në veri të Kosovës me qëllim ndërtimin e bazave dhe fortifikimeve policore” – tha Mijaçiç.
Ai u shpreh se ka një grup shtetesh që shprehin dyshime për aplikimin e Kosovës për shkak të rregullores së Bankës Qendrore të Kosovës, e cila pengon të drejtën e qasjes në të ardhurat personale për kategoritë sociale të popullsisë, që i përkasin rendit të të drejtave të njeriut.
“Nuk është reale të pritet formimi i asociacionit para thirrjes në pranverë të Këshillit të Ministrave të Këshillit të Evropës, kohë kur do të shqyrtohet anëtarësimi i Kosovës, por ka gjasa që zhvillime pozitive në lidhje me organizimin e referendumit për zëvendësimin e kryetarëve të komunave në veri do të merren parasysh. Persa i përket shpronësimeve, për këtë çështje janë miratuar aktgjykimet e shkallës së parë, të cilat, vendet që mbrojnë anëtarësimin e shpejtë të Kosovës në Këshillin e Evropës, do t’i përdorin për presion shtesë për pranim” – tha Mijaçiç.
Sipas tij, procedura për anëtarësim në Këshillin e Evropës do zgjat të paktën dy vjet për shkak të kompleksitetit të saj.
“Nëse Kosova pranohet në Këshillin e Evropës brenda një viti nga fillimi i procedurës, ai proces do të regjistrohej si më i shpejti në historinë e kësaj organizate”, tha Mijaçiç.
Kujtojmë se Komiteti i Ministrave të Këshillit të Evropës vendosi më 24 prill të vitit të kaluar të fillojë procedurën për shqyrtimin e kërkesës së Kosovës për pranim në Këshillin e Evropës.
33 shtete dhanë dritën jeshile dhe kundër këtij vendimi votuan Hungaria, Rumania, Qiproja, Spanja, Azerbajxhani dhe Gjeorgjia, përveç Serbisë.
Gjatë votimit, Bosnja dhe Hercegovina, Greqia, Sllovakia, Moldavia dhe Ukraina abstenuan.
Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës tani duhet të vendosë për kërkesën e Kosovës.
Është e nevojshme që Kosova të marrë dy të tretat e mbështetjes, në mënyrë që më pas të rikonfirmohet nga Komiteti i Ministrave.