Connect with us

Kronike

Tori Xheçuka u iku në Dubai, bashkë me vëllain morën pjesë në vrasjen e Shkëlzen Kastratit, u dënua me 4.6 vite për at*entatin ndaj Enrik Metës

    

Hektor alias Tori Xheçuka, është një nga personat e shpallur në kërkim nga Prokuroria e Posaçme SPAK. Policia e Shtetit, e ka konsideruar  si një vrasës me pagesë, por Xheçuka nuk u bw e mundur të arrestoheej nga RENEA, për shkak se është larguar në Dubai.

Përmes hetimeve të kryera nga dy prokurorët Altin Dumani dhe Alfred Shehu, mbi një material të aplikacionit SKY, që ka mbëritur në Shqipëri këtu e tre vite më parë, SPAK finalizoi hetimin me 50 urdhër-arreste.

Materiali voluminoz që sot SPAK e ka paraqitur në Gjykatën e Posaçme tek Atalanta Zeqiraj, ka mbërritur në Shqipëri disa muaj para se të vritet në 2022 në Fushë-Krujë, Briland Martinaj, Besmir Hoxha dhe Diklen Vata.

Dy nga episodet kriminale që SPAK, pretendon se ka arritur të zbardhë është vrasja e Shkëlzen Kastratit në Fier dhe Enrik Metës në Burrel.

Për këto dy ngjarje, SPAK ka lëshuar urdhër arresti për Tori Xheçukën dhe disa persona të tjerë.

Por që nga momenti kur kanë ndodhur këto ngjarje, Policia e Shtetit dhe prokuroria e Fierit dhe ajo e Matit, kanë dalë me konkluzione të qarta, se kishin arritur të zbardhnin krimet dhe të vinin në pranga disa persona.

Sipas hetimeve të SPAK, Xheçuka, del se ka pasur rol të caktuar dhe në vrasjen e Shkëlzen Kastratit në qytetin e Fierit.

Pavarësisht se kjo ngjarje deri diku është zbardhur nga Prokuroria e Fierit, duke dënuar me 19 vite njërin nga të arrestuarve Albert Zaja, SPAK pretendon se ka zbardhur rolin e personave të tjerë në këtë vrasje.

Për këtë çështje, prokurori i Fierit Dorian Tafili, kishte kërkuar për Zajën 25 vite burgim, por gjykata vendosi ta dënojë atë me 21 vite heqje lirie.

Ndërkohë, Apeli Tiranë e dënoi përfundimisht me 19 viite heqje lirie.

Në këtë ngjarje kriminale besohet se ka marrë pjesë dhe Elson Xheçuka, vëllai i Hektor Xheçukës nga Kamza.

Ndaj Elsonit dhe dy personave të tjerë Elmir Tufa dhe Silvio alias Roland Cara, prokuroria e Fierit ka lëshuar masa arresti, por ende nuk janë ekzekutuar nga policia. Ata vijojnë të jenë në kërkim.

Çështja hetimore ndaj tyre, është kthyer për rihetim nga gjykata e Fierit. Për tre personat e mësipërm, gjykata ka caktuar për prokurorinë rreth 80 detyra proceduriale hetimore, me qëllim saktësimin e rolit të secilit prej tyre. Ndërkohë, tashmë ky hetim në dorë është marrë nga SPAK.

Deri më tani mendohet se Elson Xheçuka, është personi që ka qëlluar me armë Shkëlzen Kastratin. Njëri nga pjesëmarrësit në këtë vrasje, Elmir Tufa, vijon të jetë në kërkim edhe për një ngjarje tjetër kriminale, atë të grabitjes së 25 shtatorit 2018, në Vlorë, ngjarje për të cilën është dënuar me 16 vite burgim për akuzën e “Grabitjes me armë”.

Shkëlzen Kastrati (40-vjeç), u ekzekutua paraditen e 1 shkurtit pranë Rrethit në fshatin Sheq në Fier. Ai u qëllua nga një makinë tip “Range Rover”, që pas vrasjes u gjet e djegur te “Mbikalimi i Baltzës”.

Dyshohet se ngjarja lidhet me një përplasje të vjetër mes familjeve Binjaku dhe Kastrati, për shkak të përfshirjes së vëllait të tij, Klementit në një sagë hakmarrjeje me Ermal Binjakun.

Në vitin 2016, një atentat i ngjashëm iu bë të vëllait tek Ura e Mbrostarit në Fier, por plumbat i mori shoku i tij, Denis Kasaj, i cili humbi dhe jetën

Ndërkohë për tentativën e vrasjes së Enrik Metës të ndodhur në Burrel, është arrestuar fillimisht Tori Xheçuka dhe pas disa muaj është liruar nga apeli, duke caktuar masën e “arrestit në shtëpi”.

Hektor Xheçuka, fillimisht është akuzuar nga prokuroria e Matit për veprën penale të “Vrasjes me dashje” mbetur në tentativë në dëm të Enrik Metra dhe “Mbajtjes pa lejë të armëve të zjarrit”.

Për këto dy akuza, prokuroria e Matit, ka kërkuar dënimin deklarimin fajtor dhe dënimin me 6 vite burgim të Hektor Xheçukës.

Ndërsa trupi gjykues i përbërë nga Armela Hasantari, dhe dy gjykatësit e Tiranës, Artan Gjermeni e Lazër Sallaku, vendosën të kualifikojnë akuzën ndaj Hektor Xheçukës, nga “Vrasje me dashje” mbetur në tentativë në “Plagosje e rëndë me dashje”, duke e dënuar Xheçukën me 4 vjet e 8 muaj burgim.

Ky vendimin është apeluar nga prokuroria e Matit, e cila kërkon në gjykatën e Apelit Tiranë, dënimin me 6 vite burgim të Xheçukës.

Por teksa Xheçuka ka qenë në pritje për t’u gjykuar në Apel, e njëjta gjykatë ka marrë në shqyrtim një kërkesë për lirimin e Xheçukës, nga masa e “arrestit në burg” në atë të “arrestit në shtëpi”.

Kjo kërkesë është pranuar nga gjykata e Apelit Tiranë, e cila ka urdhëruar që Xheçuka të qëndronte i mbyllur në banesën e tij në Kamëz.

Por Xheçuka nuk e ka zbatuar këtë masë sigurimi, duke lëvizur disa herë nga shtëpia dhe më pas arrestuar nga policia, por sërish atij nuk i është revokuar masa e “arrestit në shtëpi”.

Xheçuka tashmë është larguar në drejtim të Dubait, duke ju shmangur ndjekjes nga strukturat e policisë kriminale dhe SPAK.

Advertisement