Connect with us

Rajon

Tradhëti e lartë ndaj Serbisë

Ish-ministri i Punëve të Jashtme i Serbisë, Vuk Jeremiq, ka reaguar ashpër ndaj presidentit serb Aleksandër Vuçiq, pas raportimit se është arritur një dakordim në Ohër lidhur me aneksin e implementimit të Marrëveshjes bazike të BE-së për normalizimin e marrëdhënies mes Prishtinës e Beogradit.

Sipas tij “kjo tradhti e lartë” mund të parandalohet vetëm me referendum

“Është shumë serioze. Në Bruksel u pranua parimi i barazisë së sovranitetit të Serbisë dhe “Kosovës”, sikurse edhe anëtarësimi i Prishtinës në të gjitha organizata ndërkombëtare. Tani është pranuar edhe plani I zbratimit. Kjo eshtë tradhti e lartë” – ka shkruar në llogarinë e tij në Twitter ish-ministri i Jashtëm i Serbisë.

Advertisement