Connect with us

Bota

TRADHETI !/Nipi i Donald Trump mbështet Kamala Harris për presidente

Ish-presidenti Donald Trump ka pasur mbështetjen e familjes gjatë kohës së tij në Shtëpinë e Bardhë dhe fushatës së tij aktuale. Por përveç mbesës së Trump, Marias, një tjetër anëtar i familjes, nipi i Trump, Fred Trump III tha se nuk do të votojë për të.“Çdo familje ka dajën e saj të çmendur. Xhaxhai im Donald është i çmendur’, tha Fred Trump për ABC News.“Unë besoj në politikë. Dhe pa diskutim, politikat e Kamala Harris janë ato mbështes, kështu që unë do të votoj për Kamala Harris. Nëse më pyesin, unë do të pranoj të jem pjesë e fushatës së saj pa hezitim”, tha ai.Ekipi i fushatës se Harris dukej se ishte në dijeni të ofertës, duke shpërndarë një video në rrjete sociale.Fred Trump ka akuzuar gjithashtu xhaxhain e tij, pasi sipas tij ka thënë se fëmijët me aftësi të kufizuara “thjesht duhet të vdesin”, dhe se ai është racist.Sigurisht Trump i ka mohuar akuzat.Por nipi i Trump nuk është i pari që e kritikon atë.Mary Trump kritikoi ashpër xhaxhain e saj, ish-presidentin, në vitin 2020. Ajo gjithashtu regjistroi fshehurazi biseda me orë të tëra me motrën e Trump, Maryanne Trump Barry, e cila mund të dëgjohej duke iu referuar vëllait të saj si “gënjeshtar”.Fred Trump tha se ka në plan të votojë për zëvendëspresidenten Kamala Harris, tani kandidatja e supozuar presidenciale demokrate.

Advertisement