Kosova
‘Tradhtari’ Rama dhe lufta për supremaci e Albin Kurtit, politologu zbërthen skemën
“Mes Albin Kurtit dhe Edi Ramës ka konflikte shumë të thella, të natyrës personale dhe politike. Në thelb është një luftë për supremaci, pra kush do të jetë lideri shqiptar, sepse në korpusin shqiptar këto dy role nuk janë të përcaktuara dhe Rama e Kurti e shohin veten si liderët kryesorë mbarëshqiptarë. Derisa të kristalizohen marrëdhëniet hierarkike mes tyre, ndoshta nuk mund të presim që të ketë takime të ndërsjella” – keshtu tha politologu Ognjen Gogiç.
Duke komentuar faktin se kryeministri i Shqipërisë ka vizituar Prishtinën të hënën, por nuk është takuar me kryeministrin Kurti, dhe nuk ishte as në ngjarjen që shënoi përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit po atë ditë, sipas Gogiç kjo tregon ndër të tjera se nuk ka dashur të marrë pjesë në “triumfin e Kurtit”, sepse ishte ai qe do dilte “në skenë” teksa në atë tubim, ai dërgoi mesazhe mbarëshqiptare.
“Nëse Rama do ishte atje, do kishte një rol dytësor. Ai e gjykoi se ishte e pamatur politikisht që të merrte pjesë. U takua vetëm me Vjosa Osmanin në Prishtinë, gjë që tregoi se ai bën dallimin në lidershipin e Kosovës dhe se e njeh dallimin që ekziston mes tyre. Rama gjithashtu është takuar edhe me kryebashkiakun e Prishtinës dhe më pas dërgoi mesazhe kritike për qeverinë në Prishtinë. E gjithë kjo kur shikohet së bashku, tregon shkallën e konfliktit mes tij dhe Kurtit dhe që të dy përdorin çdo mundësi për ta nënvizuar këtë hendek mes te dyve” – vlerësoi Gogiç, duke theksuar se dy kryeministrat shqiptarë i ndajnë shumë gjëra, e njëra prej tyre është se Rama do donte të kishte një rol të caktuar në dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, siç kishte në kohën kur Hashim Thaçi drejtonte negociatat nga anën e Kosovës.
“Por Kurti nuk e dëshiron këtë. Ai nuk do që Rama të faktorizohet, por se është vetëm Prishtina që i përcakton kushtet e dialogut me Beogradin pa rolin e madh që mund te merrte kryeministri I Shqiperise. Kësaj Rama iu përgjigj në mënyrën e tij, duke tentuar ta margjinalizojë Kurtin duke bërë vetë një draft të statutit të asociacionit, duke folur për çështjen, por edhe për marrëveshjet si ajo franko-gjermane dhe në përgjithësi kritikoi politikën dhe qasjen e Kurtit në dialog. Dhe tani në Prishtinë ai kritikoi qeverinë e Kosovës teksa tha se ajo bën politikë të jashtme krahas funksionit të politikës së brendshme” – deklaroi Gogiç.
Kurti, shtoi ai, nuk është pa përgjegjësi për marrëdhënien siç ekziston, sepse dikur ai drejtoi fushata kundër Ramës në zgjedhjet parlamentare në Shqipëri, në të cilat kishte kandidatët e tij dhe mes tyre kishte edhe mosmarrëveshje përsa i përket Nismës së Ballkanit të Hapur, një nga propozuesit kryesorë të së cilës ishte Rama, ndërsa Kurti ishte kundërshtar i nismës dhe e perceptoi atë si një tradhti qe vinte nga Shqipëria.