Connect with us

Pinknews

Tradhti nga ana e Ledrit? Sara Hoxha mori vajzën dhe u largua nga shtëpia pas ndarjes

Prej kohësh, këngëtari i njohur Ledri Vula dhe Sara Hoxha janë një ndër çiftet më të komentuara të medias rozë, për shkak të aludimeve se dyshja i kanë dhënë fund lidhjes së tyre.

Ndonëse dyshja ka vendosur që të heshtë, së fundmi ndarjen e tyre e ka konfirmuar vetë menaxheri i këngëtarit, Faton Shoshi, për “Prive”. Zërat për ndarjen e tyre nisën kur influencerja nuk u shoqërua nga artisti në ditën e saj më të rëndësishme, teksa mori pjesë në premierën e filmit “Në Kuadër të Dashurisë”, ku ajo luan, duke parakaluar në tapetin e kuq e vetme.

Megjithëse, ndryshe nga nëna e tij, Xheraldina, këngëtari nuk e mbështeti Sarën as përmes një postimi në rrjetet sociale. Nga ana e tyre kanë munguar edhe postimet së bashku në rrjetet sociale, ndërsa artisti i ka fshirë nga llogaria e tij në “Instagram” të gjitha fotot me partneren e tij. Së fundmi, ish-çifti janë parë duke shëtitur së bashku në rrugët e Prishtinës, mirëpo këto foto duket se janë të disa muajve më parë, kur kriza nuk kishte nisur ende.

Mediat në Kosovë flasin se ka qenë pikërisht Ledri ai që është ndarë nga Sara. Largimi i blogeres për në Gjermani, pranë familjes së saj, duket se konfirmoi ndarjen që kishte ardhur nga Ledri. Por tashmë, dinamikat e dyshes janë ende shumë të forta, duke qenë se mes tyre është edhe vajza, Poem Blue. Teksa vetë reperi ka vendosur të qëndrojë në heshtje në lidhje me këtë ndarje, nëna e tij, Xheraldina, ka vendosur që të thyejë akullin.

 

 

Një gjë të tillë e ka treguar vetë Xheraldina, e cila ka ndarë disa “Story” teksa ajo dhe bashkëshorti i saj shihen duke folur me kamer me Poin. Fjalët me të cilat ajo ka shoqëruar postimet janë marrë nga ndjekësit si “kunja” ndaj Sarës. Ajo ka theksuar se mbesën e ka marrë malli për gjyshërit, pasi në postimet e saj shkruan, “Kur Poin e merr malli” apo “A e dinë këta të dy që më ka marrë malli”.

Kjo deklaratë vjen pasi Sara mori vajzën e saj dhe u largua nga Kosova. Pasi qëndroi disa ditë në Gjermani, ajo ka vendosur të rikthehet sërish, por duket se Poem Blu ende nuk ka mundur ta vizitojë familjen e babait të saj. Edhe pse, sipas asaj që pamë në “Instagram”-in e Xheraldinës, ata e kanë kërkuar mbesën e tyre, por Sara ende nuk e ka çuar te shtëpia e Ledrit, në Prishtinë.

Duket se pas ndarjes, që sipas burimeve pranë çiftit ishte me mirëkuptim, kanë nisur edhe fërkimet e para mes palëve dhe arsyeja është pikërisht vajza e tyre.

Pas disa konflikteve që kanë nisur prej disa muajsh mes tyre, ka qenë pikërisht reperi ai që ka marrë vendimin për t’i dhënë fund kësaj historie dashurie. Shkak për debatet e shpeshta kanë qenë pikërisht skenat e xhelozisë nga ana e influenceres.

Shpesh mes komenteve është përfolur edhe për një tradhti të mundshme nga ana e tij, por një fakt i tillë nuk është konfirmuar kurrë. E gjetur në këto kushte, Sara është larguar nga shtëpia, ku fillimisht ka qëndruar për disa javë në Tiranë krejt e vetme, kjo për faktin se vajza e çiftit ndenji me reperin dhe familjen e tij.

Pas premierës së filmit në Kosovë, Sara pati mundësinë të merrte edhe Poem Blu dhe të dyja kaluan disa kohë në Tiranë. Pas një periudhe pauze, ku gjërat dukeshin se do të sistemoheshin, Ledri duket se ka qenë tërësisht i vendosur për t’i dhënë fund njëherë e mirë historisë së dashurisë me Sarën.

E gjetur para këtyre vendimeve nga ana e tij, Sara ka vendosur të largohet së bashku me vogëlushen e tyre drejt Gjermanisë, ku edhe jeton familja e saj.

Ashtu si e kemi parë ditët e fundit në rrjetet sociale, ajo e ka kaluar kohën me familjarët e saj, të cilët kishte vite pa i takuar dhe me angazhimet e shumta që ka me prezantimin e filmit, këtë herë nëpër Europë.

Advertisement