Connect with us

Aktualitet

Trafik i rënduar në Kapshticë dhe Kakavijë, si paraqitet situata

Edhe këtë të hënë është rënduar trafiku në në pikën kufitare të Kakavijës, ku raportohet për një fluks të madh automjetesh.

Raportohet se këtë fillim jave është rritur ndjeshëm numri i hyrje daljeve në pikat e kalimit kufitar të juglindjes së vendit.

Bëhet me dije se pala shqiptare është duke punuar me 8 sportele, ndërsa pala greke me 5 sportele.

Maksimumi i pritjes ka qenë rreth 20 minuta, ndërkohë sa i përket ditëve në vijim, sipas autoriteteve tona parashikohen lëvizje më të shumta.

Advertisement