Aktualitet
Trafiku i kokainës drejt Danimarkë! Konfiskohen 6 pasuri të Armando Doçajt, pjesë e grupit të Jetmir Kastratit

Gjykata e Posaçme Antikorrupsion vendosi sot konfiskimin e pjesshëm të pasurive të Armando Doçajt, i akuzuar si pjesë e organizatës së narkotrafikut të kokainës në Danimarkë dhe vendet e BE-së nga Amerika Latine, e drejtuar nga Jetmir Kastrati. Bëhet fjalë për konfiskimin e 6 pasurive, mes të cilave 4 llogari bankare me shumën totale 4 mijë euro, një apartament dhe një njësi shërbimi.
GJKKO vendosi sot për:
-Konfiskimin dhe kalimin në favor të shtetit të pasurive të luajtshme dhe të
paluajtshme si më poshtë:
1-Shuma monetare prej 1976 euro e ndodhur në llogarinë card krediti me Nr. **** në Bankën Credins, në emër të shtetasit Armando Pjetër Doçaj.
2-Shuma monetare prej 551 euro e ndodhur në llogarinë card krediti me Nr. **** në Bankën Credins, në emër të Roberta Mhill Doçaj.
3-Shuma monetare prej 1000 euro e ndodhur në llogarinë e kursimit me Nr. **** në Bankën Credins, në emër të shtetasit A.D.
4-Shuma monetare prej 456 euro e ndodhur në llogarinë (karte e parapaguar) me Nr. ****, në emër të shtetasit K.D.
5-Pasuri e paluajtshme Nr. ****, Z.K. ****, pasuri e llojit njësi shërbimi, me sipërfaqe 134 m2, me adresë, ****.
6-Apartament me sipërfaqe 122.58 m2, me adresë ****, përfituar sipas kontratës për kalim të drejtash pronësie dhe premtim shitje Nr. Rep./kol. ****, datë ****, me palë blerëse shtetasin Armando Pjetër Doçaj dhe palë shitëse shtetasit E.B dhe E.B, me çmim blerje në shumën 20.000 euro.
7-Heqjen e masës parandaluese me karakter pasuror atë të “sekuestrim i pasurisë” e caktuar me vendimin nr. 12, dt. 04.05.2021 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së
Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizua dhe kthimin e pasurisë së mëposhtme personave që ju takon: Apartament me sipërfaqe 116.83 m2, përfituar
sipas kontratës së sipërmarrjes Nr. Rep./kol. ****, datë **** lidhur midis palëve: shoqëria “XH&M” Shpk në cilësinë e investitorit dhe Pjetër Ndue Doçaj me cilësinë e porositësit, me çmim 46 732 euro.
Grupi i strukturuar kriminal, sipas një skeme të mirëpërcaktuar, paratë e ardhura nga krimi i trafikimit të narkotikëve, i dërgonte “cash” nga Kopenhagen, Danimarkë, në Tetovë – Maqedoni e Veriut e më pas ato mbërrinin në Shkodër.

