Connect with us

Aktualitet

Trafikuan një automjet në Shqipëri, procedohen dy persona dhe shpallen në kërkim dy të tjerë në Elbasan

ELBASAN- Dy persona janë proceduar penalisht dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim në Elbasan. Bëhet me dije se Sh.S 69 vjeç dhe T. S 45 vjeç, janë proceduar ndërsa P. M 31 vjeç dhe P. M 26 vjeçe janë shpallur në kërkim.

Mësohet se këta persona kanë trafikuar një automjet në vendin tonë në dhjetor të vitit 2023.

Njoftimi i Policisë:

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasit Sh. S., 69 vjeç dhe T. S., 45 vjeç, banues në Elbasan, si edhe vijon puna për kapjen e shtetasve P. M., 31 vjeç dhe P. M., 26 vjeçe, pasi dyshohet se në dhjetor të vitit 2023, kanë trafikuar një automjet, në Shqipëri.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Advertisement