Kronike
Tragjedi/ 13-vjeçari gjendet i vdekur në shtrat nga e motra (DETAJET)
Një 13-vjeçar shqiptar është gjetur i pajetë në dhomën e tij të gjumit. Ngjarja ka ndodhur në Traversetolo, në provincën e Parmës në Itali. Sipas mediave italiane, ka qenë motra e tij 17-vjeçare ajo e cila e ka gjetur në shtrat pa shenja jete në orën 8 të mëngjesit të sotëm.
Raportohet se vdekja mund të jetë shkaktuar nga një goditje kardiake që e ka goditur trembëdhjetë vjeçarin në gjumë. Ndërkohë, autopsia do të sqarojë shkakun e vdekjes ndërsa raportohet se hetimet i janë besuar policisë.