Connect with us

Bota

Tragjedi në Austri/ Vritet kryebashkiaku, dyshohet se ka më shumë viktima, sulmuesi në arrati

Në sulmin e sotëm mbeti i vrarë kryetari i komunës Kirchberg në Austri, Franz Hofer, për këtë arsye policia nisi një operacion të gjerë. Sulmuesi është në arrati, konfirmohet për Krone.at . Të gjitha njësitet policore janë dërguar në vendin e ngjarjes pas të shtënave të raportuara. Gjithashtu, janë alarmuar njësitë speciale dhe në vendin e krimit ka mbërritur një makinë e blinduar “Cobra”. Pas të shtënave, AGRESORI, i cili ndodhej në fushë apo në pyll, është nisur në drejtim të panjohur. Sipas gazetës austriake, autori i dyshuar në arrati, përndryshe gjuetar, konsiderohet shumë i rrezikshëm. Dyshohet se gjatë arratisjes ka qëlluar edhe dy persona të tjerë.
Sulmi ka ndodhur rreth orës 09:15.
Skena e krimit ishte në komunitetin Altenfelden në mes të një livadhi, rreth 500 metra nga autostrada federale. Policia dhe hetuesit mjeko-ligjorë janë duke ekzaminuar nga afër vendin e ngjarjes.
Advertisement