Connect with us

Kronike

Tragjedi në Himarë/ 4 adoleshentë përplasin jet skitë në det, vdes 16-vjeçari, plagoset shoku i tij pasagjer

HIMARË– Ajo që menduan se do të ishte një lojë në detin blu përfundoi në tragjedi në plazhin e Llamanit të Himarës. Pasditen e 15 gushtit 2023, katër shokë adoleshentë morën me qira dy jet ski. Gjatë manovrave dy mjetet lundruese janë përplasur dhe për pasojë u dëmtua rëndë 16 vjeçari K.Xh, i cili drejtonte njërën nga jet skitë, ndërsa shoku i tij 17 vjeç pasagjer u plagos lehtë.

“Gjatë manovrave në det, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i njërit mjet Jet Ski, shtetasi K. Xh. dhe pasagjeri, shtetasi D. K” informoi sot policia.

16 vjeçari vdes në spital
Djaloshi nga Tirana u nxorr nga uji i gjakosur dhe pa ndjenja për tu sjellë me urgjencë me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë, pasi kishte fraktura shumë të rënda në kokë.

Që në momentet e para kur mbërriti tek Trauma mjekët konstatuan gjëndjen kritike për jetën të adoleshentit, që bënte të pamundur dhe një ndërhyrje kirurgjikale.

16 vjeçari u vendos në intubim thanë mjekët për Report TV pak pasi mbërriti tek spitali i Traumës por disa orë më pas, pak pas mesnatës së 15 gushtit, u konfirmua se zemra e tij kishte ndalur.

Fillimisht, dy shokët që ndodhesin në jet skinë tjetër, përkatësisht U. K. dhe R. P., si pasojë e tronditjes, kanë dhënë dëshmi të rreme duke thënë se dy shokët e tyre u dëmtuan pasi u hodhën nga shkëmbi në det, por më pas, gjatë hetimeve, u zbulua e vërteta, informoi policia.

Ne hetim pronari që dha jet skitë
Dy të miturit kishin marrë me qira dy jet ski edhe pse ligjërisht nuk lejohet që t’i marrin të miturit. Për këtë ngjarje ka nisur procedimi penal për shtetasin R. P., 56 vjeç, pronari i mjeteve lundruese Jet Ski, për veprën penale “Shkelja e rregullave teknike në punë”. Për arsye sigurie i është bërë pezullimi i aktivitetit me mjetet lundruese.

Fillimisht, policia bëri me dije se dy të miturit pasi mbaruan xhirot me mjetet lundruese në plazhin e Llamanit, u hodhën nga shkëmbi në det. Sipas njoftimit paraprak të policisë, u hodh 16-vjeçari, ndërsa adoleshenti tjetër u hodh ta shpëtonte. Sidoqoftë, policia e rrëzoi këtë version me pretendimin se dy shokët që ndodhesin në jet skinë tjetër, përkatësisht U. K. dhe R. P., si pasojë e tronditjes, kanë dhënë dëshmi të rreme .

Ngjarja ende është e paqartë, ndërsa po punohet të zbardhur më tepër detaje.

Ndërron jetë tek spitali i Traumës 16 vjeçari që u përplas me jet ski në plazhin e Llamanit

Nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve 16 vjeçari i cili drejtonte një nga 2 jet skitë që u përplasën aksidentalisht në plazhin e Llamanit. Ngjarja u regjistrua pasditen e 15 gushtit 2023, ndërsa 16 vjeçari K.XH u soll me helikopter në Tiranë por nuk mundi ti mbijetojë plagëve dhe konfirmohet se adoleshenti u nda nga jeta rreth mesnatës.Sipas policisë 16 vjeçari nga Tirana, dhe shoku I tij 17 vjeç po nga Tirana dhe me dy shokë të tjerë janë future në det, me 2 mjete lundruese Jet Ski.Gjatë manovrave, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë u dëmtua rëndë K.Xh që ishte drejtuesi i njërit mjet Jet Ski dhe pasagjeri, shtetasi D. K

Përplasja me Jet ski e adoleshentëve në Himarë ku u plagos rëndë 16-vjeçari, policia: 2 persona nën hetim

Policia ka sqaruar ngjarjen që ndodhi ditën e sotme në Himarë.

“Në vijim të veprimeve hetimore të kryera në drejtimin e Prokurorisë, për zbardhjen dhe dokumentimin e ngjarjes së ndodhur sot, në Llaman, ku aksidentalisht u dëmtua rëndë shtetasi K. Xh., 16 vjeç, nga Tirana dhe u dëmtua lehtë shoku i tij shtetasi D. K., 17 vjeç, po nga Tirana, specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Himarë kanë referuar materialet në Prokurori ku ka nisur procedimi penal për  shtetasin U. K., 17 vjeç, për veprën penale “Plagosja e rëndë nga pakujdesia”.

Procedimi penal ka nisur edhe për shtetasin R. P., 56 vjeç, pronari i mjeteve lundruese Jet Ski, për veprën penale “Shkelja e rregullave teknike në punë”.

Gjithashtu, operatorit turistik me administrator shtetasin R. P., nga ana e Drejtorisë Vendore për Kufirin dhe Migracionin Vlorë i janë bllokuar menjëherë të gjitha mjetet lundruese Jet Ski.  

Për arsye sigurie i është bërë pezullimi i aktivitetit me mjetet lundruese.

Nga hetimet ka rezultuar se:

Në Llaman, shtetasit K. Xh. dhe D. K., së bashku me shtetasit U. K. dhe R. P., 17 vjeç, nga Tirana (të katërt shokë me njëri-tjetrin) janë futur në det, me 2 mjete lundruese Jet Ski.

Gjatë manovrave në det, dyshohet se aksidentalisht dy mjetet lundruese janë përplasur me njëra – tjetrën dhe për pasojë janë dëmtuar drejtuesi i njërit mjet Jet Ski, shtetasi K. Xh. dhe pasagjeri, shtetasi D. K.

Shtetasi K. Xh., u transportua në Tiranë,  për ndihmë mjekësore më të specializuar.

Fillimisht, shtetasit U. K. dhe R. P., si pasojë e tronditjes, kanë dhënë dëshmi të rreme duke thënë se dy shokët e tyre u dëmtuan pasi u hodhën nga shkëmbi në det, por më pas, gjatë hetimeve, kanë deklaruar të vërteten.

Të gjitha veprimet hetimore në lidhje me këtë ngjarje janë drejtuar nga prokurori dhe po në drejtimin e tij vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje.”

Advertisement