Connect with us

Aktualitet

Tragjedi në kantier/ 62-vjeçari bie nga lartësia, humb jetën në spital

Një 62-vjeçar ka humbur jetën pasditen e sotme teksa punonte në ndërtim.

Ngjarja ka ndodhur në zonën e Golemit, ndërsa i dëmtuari, që ka rënë nga lartësia, mësohet se ka mbërritur pa shenja jete në spitalin e Durrësit.

Dëmtimet e shumta dhe hemorragjia e madhe i kanë sjellë vdekjen, ndërsa për rastin është informuar edhe policia e cila po heton për rrethanat e ngjarjes.

Advertisement